Arifi për Kurtin: Filloi me stikera, po e vazhdon me implementimin e vendimeve të Millosheviqit dhe do të përfundojë me Zajednicën

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Arifi ka thënë se Kurti e ka filluar me stikera në tabelat e veturave, dhe po e vazhdon me implementimin e vendimeve të Millosheviqit, dhe sipas tij do ta përfundojë me Zajednicën.

“Kryeministri “im” Kurti filloi me stikersa në tabelat e veturave, po vazhdon me implementimin e vendimeve të Millosheviqit me rastin e 24 hektarëve të Manastirit të Deçanit ndërsa do të përfundojë me Zajednicën”, ka shkruar Arifi në Twitter.

Ai tutje ka thënë se “dojnë pushtetin më shumë se vendin, apo siç thoshte pronari i villës luksoze në “Marigona Hill” njëherit ministri i “tenderave” Aliu, “Republika e Kosovës është projekt i përkohëshëm“.

“Maskarada po bie, çdo ditë e më shumë. Kështu kanë epilogun popullistët e devijuar dhe të konvertuar. Dojnë pushtetin më shumë se vendin, apo siç thoshte pronari i villës luksoze në “Marigona Hill” njëherit ministri i “tenderave” Aliu, “Republika e Kosovës është projekt i përkohëshëm“, ka përunduar Arifi.