Arifi: Partneriteti me SHBA-në është një faktor esencial dhe strategjik drejt konsolidimit demokratik dhe prosperitetit ekonomik të vendit tonë!

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, sot në Forumin e Dialogut për Prespën është takuar me ndihmës sekretarin shtetëror, Philip Reeker, zëvendësndihmësin sekretar në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer si dhe me ambasadoren e SHBA-ve në vend, Kate Marie Byrnes.
Arifi është shprehur se partneriteti me SHBA-në është një faktor esencial dhe strategjik drejt konsolidimit demokratik dhe prosperitetit ekonomik të Maqedonisë së Veriut.

Partneriteti me SHBA-në është një faktor esencial dhe strategjik drejt konsolidimit demokratik dhe prosperitetit ekonomik të vendit tonë! 🇺🇸🤝🇲🇰
Sot në #PrespaForumDialog, kisha nderin të takohem me Philip Reeker ndihmës sekretar shtetëror, Matthew Palmer zëvendësndihmës sekretar në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin shtetit të SHBA-ve, si dhe ambasadoren e RMV në vend znj. Kate Marie Byrnes.
#prespadialogueforum2021