Arifi: Në vitin 2020 dy investime kapitale, vitin tjetër rikonstruimi i rrugëve “Goce Dellçev” dhe “Gjoce Stojçevski”

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të rikonstruohet rruga “Goce Dellçev”.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në Njësinë e zjarrfikësve të Tetovës ku arriti pajisje e re, Arifi tha se procedurat kanë përfunduar, ndërsa punët ndërtimore pritet të fillojnë në pranverë.

Rruga “Goce Dellçev” e gjatë mbi një kilometër i lidh lagjet e vjetra të qytetit dhe vlen si një nga rrugët më të dëmtuara.
“Janë përfunduar të gjitha procedurat. Pritet në javët e para të pranverës të fillohet me punë. Atë rrugë dhe rrugën “Gjoce Stojçevski” i morëm si financa nga Banka Botërore dhe njejtë i përfunduam punët parapërgatitëse. Ne tenderuam një pjesë të vogël që nuk ishte mbuluar me ato mjete që ishin dhënë si para nga Banka Botërore. Konsideroj se atë rrugë dhe “Gjoce Stojçeski”-n do t’i përfundojmë diku deri në verë”, deklaroi Teuta Arifi.

Sipas saj, edhe pse viti 2020 ishte i rëndë janë përfunduar dy projekte kapitale për qytetin.
“Një vit me sfida të mëdha, ekonomike dhe shëndetësore. Konsideroj se për ne megjithatë krahas të gjitha këtyre sfidave arritëm të përfundojmë një pjesë të projekteve të mëdha të cilat i kanë bul. (“Vidoe Smilevski-Bato”/Industriska) si dhe furnizimi i autobusëve si dy projekte kapitale për qytetin. Ashtu shpresojmë se vitin e ardhshëm do t’i rrisim ende më shumë kapacitetet tona të cilat do të na mundësojnë më lehtë ta bëjmë punën tonë”, theksoi Arifi.

Në faqen e Fejsbukut të Arifit dhe Komunës është publikuar një video e cila i paraqet shumicën e projekteve të realizuara në vitin 2020.