Arifi: Hazbi Lika dhe Rafiz Aliti ende janë pjesë e BDI-së

Nënkryetarja e BDI-së dhe njëherit kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi në një intervistë ka hedhur poshtë zërat se Hazbi Lika do të braktisë BDI-në.

Arifi tha se BDI-ja është parti e madhe dhe unë jam bashkë me shokët e mi, duke përfshi edhe Hazbi Likën edhe Rafiz Alitin por edhe shumë të tjerë, do të thotë ne jemi bashkëthemeluesit e subjektit.

Në vazhdim keni deklaratën e plotë të nënkryetares së BDI-së, Tetua Arifi.

“BDI-ja është parti e madhe dhe unë jam bashkë me shokët e mi, duke përfshi edhe Hazbi Likën edhe Rafiz Alitin por edhe shumë të tjerë, do të thotë ne jemi bashkëthemeluesit e subjektit. Normal që ajo është një platformë e hapur dhe unë kam qenë gjithmonë që luftën dhe betejën duhet me e bë brenda subjektit.

Dmth me idetë e mia jo gjithmonë janë pajtuar të gjithë mirëpo me një debat intensiv në parti gjithmonë kanë qenë vendime të drejta dhe ato normal se në fund respektohen. Jam shumë e bindur se çdo kush që ka qenë themelues i këtij koncepti është brenda atij koncepti dhe askush nuk është deklaruar që e ka lënë këtë koncept.

Gjithashtu jam e bindur se edhe nëse ka gjëra që mund të ketë moskuptime absolutisht ka hapësirë dhe ka mundësi për ta gjetur vendin e përbashkët, përsëri them duke u nisur nga fakti që këta dy miq edhe shokë të mi, që cilët unë i njoh dhe i ndjej të tillë me të vërtetë, mendoj që janë pjesë e pikërisht atij ideali shumë të qartë por edhe atij koncepti politik për të cilin edhe është themeluar kjo parti politike”.