Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka folur rreth idesë së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se do të ketë korrigjim të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Mirëpo i pari i Preshevës nuk pajtohet me këtë ide. Arifi ka thënë se ata nuk dëshirojnë të shkëmbim të territoreve. Ai ka thënë se n nuk dëshirojmë të bashkngjitemi me Kosovën e pastaj ta dëmtojmë atë.
“Ne nuk dëshirojmë shkëmbim të territoreve, ne nuk kthehemi asnjëherë, jepjani ju një pjesë në Veri dhe neve merrnani në Kosovë. Perspektiva e tij është korrigjim kufiresh me Serbinë ndërsa nga perspektiva e jonë është me u bashkëngjit, ndërsa nga perspektiva e Vuçiqt është korrigjim, për neve me rëndësi është mos të shkëmbejmë territore, që mos të ndahet Lugina e Preshevës në gjysmë dhe të kemi përkrahe ndërkombëtare. Ne nuk dëshirojmë mu bashkëngjit dhe pastaj me dëmtua Kosovën”, ka thënë Arifi në një intervistë për Kosova Press.
Ndër tjera Arifi ka thënë se presidenti Thaçi e as kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk kanë shanca të luajnë me Luginën e Preshevës.
“Nuk ka shancë me luajt me neve lojën, shumë ma lojtar jemi edhe këtë ja kam thënë edhe Serbisë edhe miqve të mijë ndërkombëtar, këta ja kam thënë edhe Edi Ramës edhe Hashim Thaçit dhe këtë ja u them të gjithë të cilët mundohen që në interesin e tyre në faturën tonë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me i realizua pastaj interesat e tyre”, ka thënë Arifi.