Arifi fiton bindshëm Likovën, BDI formon shumicën në këshill!

Kryetari i Komunës së Likovës Erkan Arifi është favorit edhe për një mandat në Likovë. Në sondazhin e fundit të “Pa censurë” Arifi prin me diferencë të theksuar në raport me kundër kandidatët e partive tjera. Mbi 75% e qytetarëve janë të kënaqur me punën e tij të deritanishme, ndërsa pjesa tjetër shprehen të pakënaqur ose nuk duan të komentojnë.

Bashkimi Demokratik për integrim gëzon mbështetjen më të madhe në Komunën e Likovës. Rreth 60.8% e të anketuarve kanë deklaruar se në zgjedhjet e 17 tetorit do të votojnë BDI-në, rreth 23.6% janë deklaruar për koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, 10.7% për Lëvizjen Besa dhe 2.9% Partinë Demokratike Shqiptare. 2% e të anketuarve janë deklaruar të përmbajtur ose nuk kanë dashur të komentojnë.

Mbështetja për partitë reflektohet edhe në mbështetjen për kandidatët. Favorit është kryetari aktual Erkan Arifi me 60%, pas tij radhitet Arsim Idrizi nga radhët e koalicionit Alenaca për Shqiptarët dhe Alternativa me 22%, i treti kandidati i Lëvizjes Besa Luan Ramadani me 10% dhe i fundit kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare Hevzi Jashari me 3%. Nga të anketuarit 5% prej tyre janë deklaruar të përmbajtur ose nuk kanë dashur të komentojnë.


Nga 19 këshilltarët komunal në Komunën e Likovës, BDI pritet të fiton shumicën e tyre. Në bazë të sondazheve, votat e përkthyera në mandate dhe mbështetja ndaj subjekteve politike, BDI pritet ti fiton 12 këshilltarë, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa këshilltarë, Lëvizja Besa 1 këshilltarë dhe PDSH asnjë prej tyre.
LEXO: Anketa është zhvilluar nga periudha 01-08 tetor në të gjithë territorin e Komunë së Likovës. Mundësia e gabimit varion nga 0.7-1%.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara ekskluzivisht për Pa Censurë. Çdo kopjim, publik pa pëlqimin e realizuesit ose keqinterpretim i të dhënave paraqet vepër penale.