Arifi: Edhe unë gjeta komunën në gjendje të rëndë, u angazhova dhe realizova projekte të mëdha

Ish kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi e ftuar në emisionin debativ Click plus ka theksuar se Kasami nuk ishte i gatshëm për komunën e Tetvoës sepse në 100 ditë ai dështoi.

Arifi foli edhe për kontratat në vepër të cilat ishin lidhur gjatë mandatit të saj dhe se kur ka fituar mandatin e parë ajo e ka gjetur komunën në gjendje të rëndë por është angazhuar të realizojë projekte të mëdha.

“Çështjet të mëdha kam bërë, çështjen e ujësjellësit, bulevardit, çerdhe, shkolla, etj etj.. Kam gjetur komunën në gjendje të keqe dhe kemi bërë shumë punë. Jam angazhuar për me të mirën e Tetovës”, ka theksuar Arifi.