Arianit Hoxha sot firmos dorëheqjen, priten dorëheqje edhe të zyrtarëve të tjerë të Besës

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha sot pritet të deponojë dorëheqjen e tij si Ministër i Bujqësisë.
Pasi Lëvizja Besa nuk do të jetë më pjesë e qeverisë, sot dhe në ditët në vijim dorëheqje pritet të japin edhe zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani, zëvendësministri i kulturës, Sedat Sulejmani, Abdush Demiri drejtor i Agjencisë së Punësimit, Adnan Azizi drejtor në Hekurudha dhe Transport, Senat Ahmeti në inspektoratin për vetëqeverisje lokale si dhe disa funksione të tjera qendrore e e lokale.