Ariana Grande jep 5 milionë dollarë për terapi falas për shëndetin mendor

Ariana Grande ka njoftuar për partneritetin me ofruesin online të terapisë për shëndetin mendor “Better Help Sunday”, në nderim të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.

Ky partneritet parasheh që këngëtarja e famshme amerikane të japë donacion në vlerë prej 5 milionë dollarësh, për terapi falas.

“Duke qenë në njohuri për barrierat kur bëhet fjalë për aksesin në burimet e shëndetit mendor, dhe derisa ky është një veprim simbolik, doja ta bëja këtë sërish me “Better Help”, me shpresë se do t’u ofrojë akses pak më shumë njerëzve, dhe ndoshta do të inspirojë dikë nga ju që të provoni diçka të re dhe ta bëni prioritet shërimin tuaj”, ka shkruar Grande lidhur me donacionin e saj.

Në qershor të vitit të kaluar, Ariana kishte bërë publike planet e saj për të dhënë 1 milion dollarë për këtë qëllim.

10 tetori është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si Dita Botërore e Shëndetit Mendor.

Kjo datë është e rëndësishme, veçanërisht për shoqëri ende të pa stabilizuara dhe që kanë dalë nga shoqëri të traumatizuara, siç janë vendet që kanë kaluar luftëra, apo konflikte.