Arian Hakiki u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tearcës

Sonte, në mënyrë solemne, pranë kuvendarëve themelues dhe përfaqësuesve të Alternativës, u themelua dega Tearcës, ku në mënyrë unanime, për kryetar dege u zgjodh profesori i gjuhës angleze Arian Hakiki.
Gjatë takimit me kuvendarët e degës, kryetari i porsazgjedhur falënderoi të pranishmit për besimin e dhënë në udhëheqjen e degës, duke theksuar se kjo detyrë është më tepër obligim dhe përkushtimin ndaj punës, e jo vetëm përgjegjësi.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe deputeti i zonës 6 nga Alternativa, Hysni Ismaili, anëtarët e Kuvendit Qendror, Zeqirija Ibrahimi dhe Bekim Sali, si dhe kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha: “Uroj që kjo detyrë e re për Arianin dhe për Tearcën në përgjithësi të sjellë suksese të mëtutjeshme. Alternativa mbetet të jetë zëri i fuqishëm i juaji. Ne çdo ditë e më shumë po fuqizohemi. Shtrirja jonë në terren është gjithandej, ndërsa zona 6 zgjedhore është bastioni i pazëvendësueshëm i AlternAtivA-s”, theksoi Gashi.