Argjentinë-Poloni, sonte “finalja” e fazës së grupeve

Franca do të luajë sonte një ndeshje pothuajse stërvitore kundër Tunizisë ende në lojë në grupin D pasi afrikano-veriorët mbyllin klasifikimin me 1 pikë. Skuadrës së Deschamp i nevojitet minimalisht barazimi ndërsa fakti që Benzema është ribashkuar me ekipin mund ta ndihmojë të punojë me Topin e Artë. Ndeshja për t’u monitoruar është Danimarkë-Australi.

Europianët ende me 1 pikë në këtë grup, do të kërkojnë vetëm fitoren si mundësi të vetme për të kaluar më tej. Dy ndeshje shumë të mira në këtë grup por me rezultate të dobëta për nordikët të cilët besojnë shumë te cilësitë e një skuadre që bëri një rrugëtim fantastik në Euro 2020. Në krahun tjetër, Australia edhe pse me golavarazhin në disfavor, qëndron aty, në vendin e dytë në pozita të forta e ndihmuar shumë nga fitorja e 4 ditëve më parë ndaj Tunizisë.

Llogaritë më të komplikuara janë në grupin D ku Argjentina dhe Polonia luajnë drejtëpëdrejtë në këtë duel kualifikimin për më tej, ndërsa Arabia Saudite do të duelojë me Meksikën ende e varur pas një fije shprese. Messi në formë optimale pas golit të dytë rresht dhe sukesit të Argjentinës, kundër Robert Lewandowskit i cili e mbylli javën me golin e parë në një botëror. Kjo është ndoshta finalja më e madhe e kësaj xhiroje të fundit në fazën e grupeve.