Argjentina sjell letërnjoftimin për ata që s’identifikohen as si burra, as si gra


Argjentina e ka paraqitur sistemin e ri kombëtar të identitetit për njerëzit që nuk e identifikojnë veten as si burra, as si gra.
Sipas ligjit të ri, argjentinasit kanë të drejtë që ta identifikojnë veten si persona neutral ndaj gjinisë.

Megjithatë, kjo nuk është pasqyruar në pasaporta dhe në dokumente kombëtare të identifikimit dhe banorët kanë mundur të zgjedhin vetëm “mashkull” apo “femër”.
Për ta ndryshuar këtë, ata që aplikojnë për një dokument të ri të identitetit, tani duhet ta zgjedhin “X” për gjininë, nëse nuk duan që të identifikohen me asnjërën gjini.

Argjentina është shteti i parë i Amerikës Latine që miraton një sistem të tillë, pas dekretit të Presidentit Alberto Fernandez.

Në një ceremoni të zhvilluar në Buenos Aires, ai e paraqiti llojin e ri të letërnjoftimeve me formatin e ri, x, dhe i shpërndau tri dokumentet e para të tilla bashkë me ministrat e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrinë e Grave, Gjinisë dhe Identitetit.
“Ideale do të jetë kur të gjithë ne jemi thjesht ata që jemi dhe kur askujt nuk i bën për gjininë e njerëzve”, tha presidenti argjentinas.