Argjent Muça nga dita e sotme ka marrë detyrën drejtor në spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar.
Muça vjen në vend të Ylber Ademit, të cilin ministri i ri i shëndetësisë, Arben Taravari e shkarkoi që në ditën e parë për shkak të skandalit me konkursit të fundit për punësim në spitalin e Gosrivarit.
Ademi, kuadër i BDI-së në një video inçizim publikuar kohë më parë me zë dhe figurë, thotë se punësimet e fundit ishin bërë me urdhër nga lartë.
Ndryshe, Argjent Muça është kuadër i ri, me përvojë të pasur, ai është specijalist i endokrinologjise dhe doktor shkence i dijabetologjise, i punësuar në klinikën e endokrinollogjisë.