Posedoj dijen dhe guximin, kredibilitetin moral dhe kapacitetin intelektual për të udhëheq me sukses komunë e Bërvenicës. Kështu u shpreh kandidati i opozitës shqiptare, Argjent Gura, duke shtuar se kjo nuk do të thotë se është më i miri, por fati ka dashtë që ai të jetë prijës i betejës në emrin e banorëve të Bërvenicës.
“Sot më 3 tetor unë do të festoja përvjetorin e martesës time, mirëpo sonte së bashku me ju, do të nisim një dasmë kombëtare këtu në Bërvenicë. Tragjeditë personale na e lëndojnë shpirtin, por kursesi nuk duhet të na e humbin shpresën. Krijuesi i Gjithësisë, pa lejen e të cilit nuk bie as një gjeth caktoi: Unë e humba njeriun e zemrës por i fitova zemrat e njerëzve”, tha Argjent Gura.
Argjent Gura tha se ata kanë përgatitur projekte të shumta për të gjithë vendbanimet në komunë e Bërvenicës pa diskriminime për asnjërën.
“Qeverisja jonë do të garantojë transparencë dhe llogaridhënie për çdo transaksion. Administratë komunale efikase në shërbim të qytetarëve. Punëtorë të komunës brenda orarit të punës, vetëm në vendin e punës. Ujë i pijshëm në çdo kohë dhe në çdo vendbanim. Sistem arsimor shkolla moderne, depolitizim, departizim i sistemit arsimor, pagesa me xhirollogari dhe assesi në dorë, rrugë të asfaltuara dhe të mirëmbajtura në çdo stinë të vitit. Hapja e aksit rrugor për në fshatin Kamjan në rrugën 22-33. Ura të gjëra dy kahesh me standarde. Çerdhe për fëmijë në Çellopek…”, tha Argjent Gura duke numëruar projektet që do t’i realizojë nëse merr pushtin në Bërvenicë.
Ai tha se në vitin 2017 opozita për shkak mospërqarjes së votës opozita shqiptare nuk ka nxjerr kandidatë, ndërsa tani, ai tha se ju bën thirrje qytetarëve që të dalin sa më masoviskisht në votime dhe ta përkrahin koalicionin e fitores.
“Sot në Bërvenicë ballafaqohet e kaluara dhe ardhmëria. Sot në Bërvenicë mbrohet flamuri kombëtar dhe shqiptaria. Me 17 tetor, grushti juaj do të mbjerrë përmbi krye të zuzarëve, koha është e maskarenjve Bërvenica e shqiptarëve”, tha Gura.