Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë


Ardita Sinani e ka shpallur fitoren në Komunën e Preshevës.

Ajo ka thënë se Partia për Veprim Demokratik ka marrë 4.075 vota.

Sipas saj PDSH-ja i ka 3703, Aleanca 1185, APN 2850.

Kjo fitore përpos që është rritje për subjektin tonë politik, krahasim me numrin në rënie të votuesve, për neve është shumëfish më e madh e ne kemi dominuar në të gjitha bastionet e jemi dominues në bastionet e APN-së”, ka thënë Sinani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte përfshirë në zgjedhjet lokale në Preshevë, duke mbështetur kështu subjektin politikt të Shaip Kamberit e Ardita Sinanit.