Ardian Muça: “Për katër vite Shkupin e gjelbëruam bashkë me ju”

Drejtori i NP Parqet dhe gjelbërimet në Shkup, Ardian Muça, përmes një shkrimi në FB, ka njoftuar largimin e tij nga posti i drejtorit.

Postimi i plotë i Muçës:
Shkupin e gjelbëruam 4 vite bashkë me ju.
Të dashur miq, me vendim të qytetit të Shkupit nga nesër nuk do jem më drejtor i NP Parqe dhe gjelbërime Shkup.
4 vite kemi punuar në misionin për të pasur një Shkup të gjelbëruar dhe ja arritëm qëllimit. Sot kemi parqe të reja rekord çdo kund, fidane të mbjellura kudo, andaj me zemrën plot ua them se edhe pse nuk do udhëheqi më me këtë ndërmarrje, e lë duke qenë një ndër ndërmarrjet më të suksesshme dhe më dashura për shkupjanët.
Të jem drejtor në këtë ndërmarrje ka qenë nder por mbi të gjitha përgjegjësi e shum sfiduese andaj dua ta faleminderoj kryetarin Ali Ahmeti që ma besoi këtë përgjegjësi, faleminderit bashkëpartiakëve për mbeshtjen e dhënë. Faleminderit gjithë punëtorëve administrator dhe punëtorëve të terenit që u kujdesen për mirëmbajtjen e parqeve si në kohën e pranveres, verës, vjeshtës e dimrit. Faleminderit bashkpunimit të mrekullushëm që kishim 4 vite me Qytetin e Shkupit, por mbi të gjitha faleminderit familjes time dhe gjithë juve qytetarëve për mbështjen e madhe që ma keni dhënë në çdo kohë.
Çdoher do jem këtu për ju dhe për këtë vend. Nga zemra FALEMINDERIT.
I juaji, Ardijan Muça