Ardian Bujupi shtrihet në spital

Këngëtari shqiptar Ardian Bujupi është mjaftë aktiv në skenën muzikore.

Duke e bërë punën e tij me shumë pasion, ai po arrin të bëjë për vete fansat të shumtë, shkruan Indeksonline.
Aktivitetin e tij e praktikon edhe në rrjetet sociale, duke ndarë imazhe nga më të ndryshmet.

Sot publikoi një imazh teksa shihet i shtrirë në spital.
“Çfarë dreqin” shkroi ai në njëri imazh duke treguar dorën teksa merr infuzion.
“Mbidozë” shkroi në publikimin tjetër.

“I urrej spitalet”, shkroi ai në publikimin e radhës ku përfundoi duke dhënë një mesazh për të gjithë.
“Nuk mund të më rrah askush, nuk mund të më ndalojë, as trupi im. Ju uroj një ditë të shëndetshme”, përfundoi ai.