Arbnora në serialin ‘ Fuat’ paraqitet me rol të një shqiptare dhe flet shqip

Së fundmi është inkuadruar në botën e filmit, duke qenë pjesë e një serie turke.

Bukuroshja në një emision, ka zbuluar shumë gjëra nga jeta profesionale duke mos i lenë anash as ato private. Ndër të tjerash ajo tregoj edhe për statusin e saj aktual, ku edhe pse ka marrë oferta të shumta për martesë, ajo nuk e ka parë vetën të gatshme për të krijuar një familje.

“Në të dy projektet paraqitem si shqiptare, ka një pjesë që flas shqip. Në një pjesë un e këndoj një ninullë që për mu kjo ndoshta ka qenë pjesa më e bukur sepse gjithmonë në të dyja projektet kom insistu me pas një sekuencë që më tregu që jam shqiptare edhe fatmirësisht më kanë pranu idenë. Pjesa tjetër është se do të jem përkrahë disa emrave më të famshëm në Turqi, disa nga aktorët shumë të famshëm atje të cilët vazhdojnë projektet e ndryshme”, përfundoi ajo.