Arbitri i rrahur turk i neveritur me futbollin: Mjaft, ky është fundi, tërhiqem përgjithmonë

Bota e futbollit u trondit mbrëmë nga sulmi brutal ndaj aebitrit turk Umut Meller pas ndeshjes së kampionatit turk midis Ankaragucu dhe Rizespor, pasi ai u nokautua nga presidenti vendas Faruk Koca pas ndeshjes dhe aktualisht ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor

Mediat turke raportojnë se ish-arbitri Ali Kunak ka ardhur për të vizituar kolegun e rrahur në spital, i cili pretendon se i ka dhënë një mesazh tronditës.

“Kjo është e gjitha nga unë, ky është fundi”, ka thënë Meller dhe se ka njoftuar se pas sulmit brutal do të tërhiqet nga gjykimi i futbollit.

Para spitalit janë kolegët e tij arbitra, të cilët njoftuan se kur Meller të lëshohet nga spitali do të takohen dhe do të bëjnë një plan dhe do të prezantojnë hapat e ardhshëm në luftën kundër dhunës.