Arbër Zaimi i VV-së nga tubimi i LEN: Kur jemi bashkë ecim më shpejtë drejt Evropës

Duke përmendur shembullin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit, përfaqësuesi i Lëvizjes vetëvendosje, Arbër Zaimi në tubimin e opozitës shqiptare në Maqedoni, dha mesazhin e bashkëpunimit të mirëfilltë mes faktorit politik shqiptar, në të mirë të, siç thotë ai, zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, por edhe për ta luftuar padrejtësinë, korrupsionin dhe diskriminimin.

“Fundja le ta marrim si shembull Kombëtaren Kuq e Zi. Kur jemi bashkë ecim më shpejtë edhe drejt Evropës. Unë ju përgëzoj për bashkimin e forcave. Uroj që ky bashkim që po nis sot, të rritet dhe të zgjerohet e të jetë gjithnjë një faktor që i kontribuon përfaqësimit edhe më të denjë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por edhe si kontribues në progresin e në sigurinë e kësaj republike, të cilët ne si shqiptarë, duam ta shohim sa më prnë rrugës demokratike dhe pro evropiane e sa më larg ndikimeve që vijnë nga Moska apo nga BeogradI”, tha në fjalën e tij, Arbër Zaimi./KlanMacedonia