Arbër Ademi: Vazhdojmë me punë intensive deri në krijimin e kushteve më të mira për studentët tanë


Ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi, bashkë me kryeministrin, Oliver Spasovski, sot vizituan konviktin studentor “Goce Dellçev” ku morën pjesë në inaugurimin e dy blloqeve plotësisht të rinovuara dhe të pajisura në kuadër të kapacitetit më të madh të akomodimit të studentëve në vend.

Ja postimi i tij i plotë:

“Bashkë me kryeministrin, Oliver Spasovski, sot vizituam konviktin studentor “Goce Dellçev” ku morëm pjesë në inaugurimin e dy blloqeve plotësisht të rinovuara dhe të pajisura në kuadër të kapacitetit më të madh të akomodimit të studentëve në vend.

Mbështetja jonë për studentët nuk do të mbarojë me kaq, vazhdojmë me punë intensive deri në krijimin e kushteve më të mira për studentët tanë” – shkruan Ademi.