Arbër Ademi takon zëvendësin e Misionit të OSBE-së, Goldshtajn

Sot, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi, u takua me zëvendësin e Misionit të OSBE-së, në Shkup, z. Xhef Goldshtajn, me rastin e marrjes së kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në nga Polonia, në vitin 2023.

Në këtë kontekst, Ademi theksoi se ky kryesim i ynë me OSBE-në, do të ballafaqohet me sfidat aktuale në rajon dhe se realizimi i kornizës prioritare do të varet në masë të madhe nga zhvillimi i situatës në Ukrainë, e cila reflektohet drejtpërdrejt me marrëdhëniet në OSBE. Në këtë kuptim, i theksoi si veçanërisht të rëndësishme gjendjen me sigurinë energjetike, sigurinë ushqimore dhe ujin, si tema që për shkak të aktualitetit të tyre imponohen edhe në agjendën e OSBE-së. Gjithashtu, do t’u kushtohet vëmendje temave që kanë të bëjnë me ekonominë dhe mjedisin jetësor, digjitalizimin, ndryshimet klimatike, të drejtat dhe liritë e njeriut, qeverisja e mirë, barazia gjinore dhe politikat rinore.

Duke na e uruar kryesimin tonë të ardhshëm me OSBE-në, z. Goldshtajn u pajtua se agresioni rus mbi Ukrainën ka pasoja largpërfshirëse në Evropë dhe më gjerë, dhe se për këtë arsye, kjo krizë në mënyrë të pashmangshme është në fokusin e OSBE-së, duke marrë parasysh agjendën e OSBE-së, si organizatë e cila merret me sigurinë e përgjithshme, konfliktet e ngrira, parandalimin, menaxhimin dhe transformimin e tyre.