Arbër Ademi: Opozita pezulloi dygjuhësinë në Shkup


Shefi i Grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me drejtorin e ri të Qendrës Informative Kulturore (QIK) dhe veprimet e tij për përdorimin e gjuhës shqipe.

Arbër Ademi akuzoi ASH-në, OBRM-PDUKM-në, Besën dhe partinë “E Majta”, të cilat sipas tij, dëshmuan papjekuri politike dhe shkelin Ligjin për përdorimin e gjuhëve me qëllim që të nxisin tensione.

“Ky akt, nga ana e drejtorit të Qendrës Informative Kulturore te koalicionit OBRM-PDUKM, Levica, Aleanca dhe Besa ka ngjallur reagime të shumta sepse me këtë veprim partnerët e koalicionit të Aleancës për shqiptarët dhe Lëvizjes Besa dëshmojnë papjekuri politike në njërën anë dhe në anën tjetër thyejnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve që tashmë është në fuqi, me qëllim që të nxisin tensione ndëretnike në kohë kur i gjithë kontinenti po vuan luftën ne Ukraine. Kjo mund të jetë vetëm skenar që shkon në favor Rusisë sikur qe ishte skenari i shumicës se re 61”, theksoi Arbër Ademi.