Arbër Ademi: Këto zgjedhje shuplakë për ASH-në


Arbër Ademi nga BDI në ClickPlus teksa foli për rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit, shprehu se një gjë dihet, se këto zgjedhje ishin shuplakë për partinë opozitare Aleanca për Shqiptarët.

“Pikë së pari qytetari dha një shuplakë të fuqishme për Aleancën për Shqiptarët”, tha Ademi teksa replikoi ndaj Elmi Azirit të ASH-së pasi njoftoi se koalicioni ASH-AAA është i gatshëm të përkrahë Kasamin në Tetovë.

Paraprakisht Ademi deklaroi se BDI është fituese 3:0 në rrethin e parë dhe se në rrethin e dytë hyjnë si fitues.

“Në shumicën e komunave ne jemi në garë. Në shumicën e komunave ne e fillojmë si fitues i atyre zgjedhjeve. Mjafton të shikojmë Haraçinën, Çairin, Zhelinën, Tearcën, Bogovinën, Tetovën, Kërçovën…”, tha më tej Ademi.