Arbër Ademi: BDI garantuese dhe mbrojtëse e Marrëveshjes së Ohrit, Prespës dhe me Bullgarinë

Deputeti i BDI-së, Arbë Ademi sot ka deklaruar para mediumeve se RMV përbën një rrëfim të suksesshëm autentik evropian nëpërmjet arritjes së 3 Marrëveshjeve, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë dhe se BDI si garantuese dhe mbrojtëse e këtyre marrëveshjeve, mendon dhe angazhohet për implementim konsekuent të të njejtave
“Të nderuar gazetarë, më lejoni që në cilësinë e kryetarin të Komisionit për Çështje Evropiane dhe si përfaqësues i BDI-së të shprehë edhe qëndrimin tonë si parti politike lidhur me çështjen e cila sot ishte në rend dite në kuadër të Komisionit për politik të jashtme.

Pra, RMV përbën një rrëfim të suksesshëm autentik evropian nëpërmjet arritjes së 3 Marrëveshjeve, Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë.
BDI si garantuese dhe mbrojtëse e këtyre marrëveshjeve, mendon dhe angazhohet për implementim konsekuent të të njejtave, e në këtë rast duhet respektohet edhe e drejta për përcaktim të të gjithë qytetarëve dhe bashkësive etnike në vend, për vet identifikim dhe për kultivim të karakteristikave të identitetit” ka deklaruar Arbër Ademi.