ARBËR ADEMI: ASH dhe ALTERNATIVA manipulojnë me numrin e qytetarëve që nuk kanë NËNSHTETËSI (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi sonte gjatë debatit Click Plus në TV 21 tha se koalicioni ASH dhe AA po manipulon me çështjen e numrit të qytetarëve që nuk kanë nënshtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ademi e përgënjeshtroi me vetë fjalët e tija deputetin e Alternativës, Zejd Rexhepin se fillimisht kishin thënë se në vend ka mbi 70 mijë shqiptarë që nuk kanë nënshtetësi, për të konfirmuar vetë më vonë përmes një sistemi të përllogaritjes së partisë së tyre se në fakt qytetarë shqiptarë pa nënshtetësi, nuk ka më tepër se 1 mijë persona.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=812183539387488&ref=external