Arbër Ademi: “Aleanca për Shqiptarët ka propozuar amandament për shtyerjen e regjistrimit të popullsisë”

Në debatin e sotshëm në Rruga Drejt në Alsat, Arbër Ademi nga BDI-ja, si duket “goditi” Aleancën për Shqiptarët duke thënë se deputeti Halil Snopçe ka dorëzuar amandament për shtyerjen e regjistrimit të popullsisë, shkruan Pa Censurë.

Nga ana tjetër Ilire Dauti e kundërshtoi duke i thënë se amandamenti në fjalë nga deputeti Snopçe nuk ka të bëjë me atë që thotë Arbër Ademi.
Ademi, tha se do ta nxjer publikisht këtë amandament nëse ata nuk e pranojnë./PACENSURË