Arben Taravari në takim me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama


Arben Taravari sot ka takuar kryetarin e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, z. Përparim Rama. Kreu i Gostivarit ka deklaruar se takimi me Ramën ka qenë një nderi i vecantë për të.
Ja postimi i plotë i tij:

Nder i veçantë të takoj sot kryetarin e Kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, z. Përparim Rama.
Shkëmbimi i përvojave me z. Rama si arkitekt i njohur ndërkombëtarisht për zgjidhje infrastrukturore dhe plane mobiliteti me qëllim lehtësimin e levizjes dhe funksionimin në qytet, ishin shume të dobishme.
Ishte nje takim frytdhënës që hap rrugën e bashkëpunimit ndërmjet komunave tona në shkëmbim nxënësish, nxitje të ndërsjellë të qytetarëve tanë për vizita ekonomike, kulturore dhe pjesëmarrje në festivale dhe panaire të ndryshme që organizohen në dy komunat respektive, me qëllim zhvillimin e turizmit rajonal dhe njohjen dhe promovimin e vlerave kulturore, ekonomike dhe agrokulturore.