Arben Taravari humb personin e dashur nga Covid-19!

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, përmes një postimi në facebok ka njoftuar se pas një beteje të gjatë me COVID-19, babi i tij nuk arriti ta përballojë sëmundjen.

“Të dashur familjarë dhe të nderuar miq, pas një beteje të vështirë disa javore babai im nuk arriti ta përballojë sëmundjen.
Ai ishte heroi i çdo lufte dhe çdo beteje që kam kaluar në jetë. Shtylla e familjes sonë u shemb, heroi ynë vdiq duke lënë shprazëtirë dhe dhimbje të thellë në zemrat tona, shprazëtirë që nuk do të plotësohet kurrë! Babai më nuk do të jetë fizikisht mes nesh, por gjithmonë do të jetë i pranishëm në zemrat dhe lutjet tona”, ka shkruar Taravari.

Postimi i Taravarit:
Të dashur familjarë dhe të nderuar miq, pas një beteje të vështirë disa javore babai im nuk arriti ta përballojë sëmundjen.
Ai ishte heroi i çdo lufte dhe çdo beteje që kam kaluar në jetë. Shtylla e familjes sonë u shemb, heroi ynë vdiq duke lënë shprazëtirë dhe dhimbje të thellë në zemrat tona, shprazëtirë që nuk do të plotësohet kurrë! Babai më nuk do të jetë fizikisht mes nesh, por gjithmonë do të jetë i pranishëm në zemrat dhe lutjet tona. Malli dhe dashuria për të nuk do të shuhen kurrë!
Ky ishte caktimi i Zotit dhe neve na mbetet të pajtohemi me këtë caktim dhe t’i lutemi Zotit që babain tonë ta mbajë nën mëshirën e Tij!
Varrimi do të bëhet sot (e premte) tek varrezat e vjetra, pas namazit të Xhumasë.