Gjendet një plumb në shtëpinë kryetarit të ASH-së, Arben Taravari

Policia ndodhet në shtëpinë e kryetarit të ASH-së, dhe kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Siç mësohet nga burime jozyrtare të afërta me Taravarin, mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë së Taravarit është gjetur një plumb, me çka dyshohet, se ky është mesazh për kërcënim ndaj tij, pas zhvillimeve të fundit në ASH.