Arben Taravari dhe Bujar Osmani dënojnë arrestimin e Furkan Saliut dhe bëjnë apel për lirimin e tij

Dy kandidatet për president kanë reaguar në lidhje me arestimin e gazetarit Furkan Saliut.

“Dënoj arrestimin e gazetarit Furkan Saliu.
Arrestimi i tij sipas të gjitha dëshmive është kryer në kushte të zbatimit të profesionit të tij.
Duke kërkuar lirimin e gazetarit Furkan Saliu dhe zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, kujtoj edhe një thënie të Lekë Dukagjinit:
Lajmësi Nuk Ka Faj Për Lajmin Që Jep!
Mos dënoni Lajmëtarin por Lajmin!”, shkruan Taravari.