Arben Taravari bartës liste për këshilltarë cakton djalin e hallës, Valbon Limanin

Një rast i paprecedent ka ndodhur në ASH-në e Gostivarit. Me direktivë të Arben Taravari bartës liste për këshilltarë komuanal është caktuar, Valbon Limani i cili është aktualisht shef kabineti në komunën e Gostivarit.

Limani është djali hallës së Arben Taravarit, dhe kjo paraqet rast ekl*atant të nep*otizmit në politikë, duke e shdërruar partinë në konjukturë familjare.
Taravari është aku*zuar në mandatin që po mbaron për nep*otizëm të theksuar, pasi Valbon Limani është shef kabineti edhe pse e ka djal halle, kurse shef financash e ka kunatin e tij, Sadat Arifi.

Për nepotizëm e aku*zuan pasi e bëri deputet shokun e tij, Halil Snopçe, kurse bashkëshorten Aslian Snopçe e ka shef arsimi në Komunë.
Veprimet e tilla të Taravarit kanë ngjallur reagime në strukturën e ASH në Gostivar, pasi nuk përfillet partia por familja dhe miqësia e Taravarit.