Arben Taravari: Altrim Mahmuti-Shumi u kthye aty ku e ka vendin, afër SDSM-së

Sekretari Gjeneral i ASH-së Arben Taravari duke komentuar zhvillimet e fundit brenda subjektit të tij ,me theks të veçantë për përçarjet në Degën e kësaj partie në Tetovë ,ka falemenderuar Altrim Mahmuti Shumin për aktivitetin e tij të deritanishëm duke i uruar suksese në rrugëtimin e tij politik në të ardhmen.
Taravari me këtë rast është shprehur se ai personalisht mendon se Shumi u kthye aty ku e ka vendin, afër SDSM-së.Por Taravari vetëm dy ditë më herët kishte deklaruar gjëra tjera rreth këtyre zhvillimeve.

Ky është postimi i tij i plotë :

Altrim Mahmuti Shumit i faleminderojmë për aktivitetin e deritanishëm në Alenacën për shqiptarët dhe i urojmë suksese në veprimtarin e tij të mëtutjeshme politike.
Personalisht, mendoj se Shumi u kthye aty ku e ka vendin, afër SDSM-së.

Dua të informoj të gjithë antrsinë e Aleancës, se në degën e Tetovës kemi kompaktësi si asnjëhere më parë, këtë e vërteton fakti se asnjë antar i kryesisë së degës së Tetovës dhe asnjë kryetar i ndonjë nëndege në kuadër të degës së ASH në Tetovë, nuk iu bashkangjit tash më ish kryetarit të degës, i cili javët e fundit së bashku me pushtetin tentuan edhe të paguajnë antarë të Aleancës, për të krijuar huti dhe paqartësi tek qytetarët.

Aleanca është një marrëveshje e ndërtuar me popullin, ajo është një parti që ka thyer çdo skemë partiake të deritanishme, duke braktisur pushtetin për të mbrojtur idealet e qindra e mijëra vetave që i besojnë! Ajo më saktë mund të përkufizohet tashmë një Lëvizje në të cilën janë përfshirë aq shumë njerëz sa do të ishte korrekte të quhej- Aleanca e Fitores!