Arben Retkoceri: Përpos anestezologut TikTok-s, ka edhe neurokirurg…

Përtej skandalit të turpshëm të anesteziologut në Spitalin e Tetovës, në këtë institucion ka edhe më keq se kjo. Për shembull, ka të punësuar tre neurokirurgë, të cilët punën e vetme që bëjnë është ajo e “policit të trafikut” për orientimin e pacienteve nëpër spitalet PRIVATE të Shkupit. Kështu në profilin e tij në Facebook shkruan botuesi dhe gazetari i gazetës KOHA, Arben Ratkoceri, ndërsa shton se, përveç në Klinikën e Neurokirurgjisë, kjo dukuri ndodhë edhe me mjek në Klinikat tjera të Spitalit të Tetovës.

Statusi i plotë i gazetarit Ratkoceri:

Përtej skandalit të turpshëm të anesteziologut në Spitalin e Tetovës, në këtë institucion ka edhe më keq se kjo. Për shembull, ka të punësuar tre neurokirurgë, të cilët punën e vetme që bëjnë është ajo e “policit të trafikut” për orientimin e pacienteve nëpër spitalet PRIVATE të Shkupit. Lëre që nuk bëjnë vet operacione, por të përkrahur nga drejtues, ministra të tanishim e të kaluar, nuk lejojnë që t’u shkojnë në ndihmë për operime neurokirurgjike specialistëve nga Klinika Universitar e Shkupit siç bëhet në atë të Manastirit në ditë të caktuara të javës. Çmimet e intervenimeve neurokirugjike në spitalet private kushtojnë me dhjetëra mijëra euro e që i mbulon pacienti, ndërsa në atë shtetërore janë gratis. Ky fenomen ndodhë edhe në disa klinika tjera të këtij spitali!