Gazetari Arben Ratkoceri ka komentuar ngjarjet aktuale politike të këtyre ditëve, në theks të veçantë veprimin e Vjosa Osmanit duke larguar fotografinë e Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe duke vendosur atë të Ibrahim Rugovës.
Ratkoceri, ndër të tjera ka thënë se si do të reagonim ne nëse edhe ministrat serbë do të kërkonin të vendosnin fotografitë e Vuçiqit, Presidentit të Serbisë.
“Si do ishte reagimi ynë nëse edhe ministrat serbë në qeverinë Kurti, shkelin ligjin njëjtë si Osmani dhe largojnë foton e presidentit Thaçi dhe e vendosin p.sh atë të Vucicit apo ndonjë serbi lokal”, ka shkruar Retkoceri.
Ai po ashtu ka thënë se e njëjta vlen për lojën me vendosjen e flamurit kombëtar nëpër institucione, duke marr shembull se çka nëse edhe funksionaret serb vendosin flamurin e tyre kombëtar nëpër zyret e tyre.
“A do jete ligji selektiv apo i njejt per te gjithè ose mos po u japim te drejt morale zyrtarève serbè qe kete presedan ta perdorin si.model edhe ata si tanèt, thjesht per njè kapriço te ulèt populiste”, ka përfunduar shkrimin e tij në Facebook, gazetari Arben Ratkoceri./