Arben Nuhiu komenton pajtimin e tifo grupeve ”Shvercerat” dhe ”Ballistët” në Prekaz


Në emisionin Mundo Klan, ish futbollisti Arben Nuhiu shpreh keqardhje për ndodhitë e fundit në stadiumin e Cairit ku tifo grupi ”Shvercerat” hyri në stadium duke sulmuar lojtarët e KF Shkëndijës dhe tha që të shpresojmë se mos ndodhin dhe mos përsëriten më skena të tilla.

”Më vjen mirë shumë që e kanë shtrirë dorën e pajtimit, por kisha cek se kjo është marre të vijë në këtë gjendje pra futbolli është klasikë, të shkosh në stadium të shohësh futboll të kënaqesh le të fiton ma i miri një duartrokitje në fund dhe del jashtë. Ne shohim në kampionate evropiane që nuk ka kësi lloj probleme, njerëzit shkojnë kënaqen dhe kthehen në shtëpi. Mirë që u pajtuan dhe mos të ndodhë më, sepse isha edhe unë aty prezent them se më vinte turp ti them vetes se jam futbollist të gjindem aty pra jo vetë Shvercerat por gjithë tifo grupet, pra futbolli bëhet për tifoz, duhet të brohoritet ekipi të kënaqen tifozët dhe jo të shajnë, sidomos mes dy ekipeve shqiptare ku jemi një popull një shtet një gjak” – tha ish futbollisti Arben Nuhiu. /KlanMacedonia/