Arben Llalla: “Foto e tradhëtisë shqiptare me Levicën naciste”

Analisti i njohur politik Arben Llalla duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut e ka quajtur këtë si darka e fundit e Krishtit ku nisi edhe tradhëtia e Judës shkruan TetovaSot.Ai e ka quajtur Levicën si një grupacion ekstremistë i majtë me pikëpamje raciste e naziste.

“Në foton e shpërndarë ku shihen përfaqësuesit e partive politike VMRO-LEVICA-ASH-ALTERNATIVA dhe BESA për një qeverisje të re pa LSDM dhe BDI i ngjan darkës së fundit të Krishtit ku nisi edhe tradhtia e Judës. LEVICA një grupacion ekstremistë i majtë me pikëpamje raciste e naziste ka dëshmuar se është antivlerave shqiptare, evropiane, amerikane dhe kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO” ka deklaruar Llalla.

Por sipas tij pyetja është shumë e thjeshtë: Kush i bashkojë këta bashkë në një tryeze? Dihet se ASH thirret në emër të patriotizmit të ideologjisë së Arbër Xhaferit, Alternativa me veprimet e saja gjatë koalicionit qeveritar LSDM me BDI ka treguar se është korrekte dhe kombëtare, BESA e në veçanti Bilal Kasami është pritur e nderuar nga Rama dhe shumë politikanë patriotë në Tiranë u shpreh ai.

Më tej analisti i njohur Lalla tha se duke ditur këto lindin shumë pikëpyetje Përse në këtë tryezë mungojnë z.Sela e z.Kasami si kryetar partish e që u përfaqësuan nga z.Taravari dhe z.Hoxha, sekretar të përgjithshëm të ASH dhje BESA? Ajo foto e VMRO-s e cila nuk i ka kërkuar falje Selës për tentim vrasje, dhuna e 17 Prillit, masakra e Kumanovës, skenari i Mostrës etj., prezenca e LEVICA-s me deklaratat e saj ka mbjellë frikë e pa siguri për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj.

“LEVICA dhe VMRO-ja e pa distancuar nga VMRO-ja e Gruevskit janë të lidhura me negativitetin, dashakeqësinë dhe me atë që është thelbësisht antishqiptare. Shpresojmë që partitë shqiptare pjesëmarrëse në atë tryezë do kalojnë vetveten dhe nuk do marrin vendime emocionale që do dëmtojnë rëndë proceset demokratike, proceset e avancimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut” deklaroi analisti dhe njohësi i mirë i zhvillimeve politike Arben Llalla.