Arbër Ademi do të udhëheq me Komisionin për Çështje Evropiane!

Sot në Seancën plenare të Kuvendit të RMV-së, u bë edhe zgjedhja e Komisioneve parlamentare!
Në këtë mandat ku RMV-së sfidën kryesore do ta ketë integrimin në BE, me Komisionin parlamentar për Çështje Evropiane do të udhëheq deputeti i BDI-së, Arbër Ademi!

Pavarësisht pretendimeve të shumë kandidatëve për të udhëhequr me këtë Komision me rëndësi, ishte Arbër Ademi që mori besimin e shumicës në Kuvend për të udhëhequr me këtë Komision, si rezultat i përvojës dhe suksesit të dëshmuar në sferën e integrimeve gjatë periudhës sa ishte zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane në një kohë kur RMV gjendej në krizë politike.

Ndryshe, Arbër Ademi në Kuvend vjen pas 2 viteve në funksionin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, ku shënoi suksese të shumta duke lënë edhe gjurmë me rritjen historike të pagave për 21.3%!
Përvoja e Ademit do të jetë një shpresë shtesë se vendi do të hapërojë në hapa më të sigurt drejt integrimeve evropiane.