Arbana Xharra: Për maskat e Erdoganit hyxhym në aeroport, ndërsa për milionat e BE dhe Gjermanisë…

Arbana Xharra, ka reaguar për maskat politike të Erdognit që erdhën në Kosovë, duke kritikuar ashpër politkanët e Kosovës, për spektaklin e tepërt që krijuan dje. Ndërsa, kur është puna për milionat e BE-së askush nuk i përmend.

Kosova dje pranoi ndihmat e para mjekësore nga Turqia, dhe ky gjest u përshëndet nga shumica e politikanëve kosovarë. Por kjo gjë iu duk e tepërt Xharrës. Sipas saj, ndihmat financiare nga BE dhe Gjermania nuk u vlerësuan sa duhet, ndërsa për ndihmat nga Turqia u bë ‘nami’.

Postimi i plotë:

Si në krizë ashtu në syneti pa sadakanë e sulltan Erdoganit, Kosova si duket nuk ia del dot.
Sa miliona i ndau para disa dite BE edhe Gjermania? Hatanë nuk e boni kush. S’dolën ministra me qëndrime për tu falenderu. E për maskat e dovletit hyxhym në aeroport, ishin ba rend me ia prek maskat e babës. ??‍♀️