Arbana Xharra lavdëron Kurtin: Bravo për këto qëndrime dhe qasje ndaj BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka mbajtur një fjalim para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Kurti që dy ditë po qëndron në Bruksel ku ka zhvilluat takime me krerë të lartë të Parlamentit Evropian.

Në lidhje me këtë, gazetarja Arbana Xharra, ka reaguar duke thënë se paraqitja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka qenë fantastike.
Madje, ajo thotë se qëndrimet e të parit të qeverisë së Kosovës kanë qenë shumë të drejta.

Ja shkrimi i saj:
Tash i shikova gjitha fjalimet e Albin Kurtit në Bruksel. Paraqitje fantastike, qëndrime shumë të drejta.
Shpresoj të mos ta ketë populizëm qysh i ka brenda vendit në plotë tema të tjera.
Bravo për këto qëndrime dhe qasje ndaj BE-së.
Kësaj here kapelën!