Olta, Luizi dhe Kiara janë përfshirë në një debat mbrëmjen e të martës gjatë prime pasi Olta mendon se mes Kiarës e Luizit nuk ka më kimi. Për këtë ajo iu referua raportit të tyre në suitë.
Luizi e pyeti Oltën nëse ajo do bënte diçka më shumë po të ishte në vendin e tyre dhe Olta e mohoi. Këtu ndërhyri Arbana duke i thënë Oltës dhe Kiarës se nuk është turp të bësh dashuri.
“E kam dëgjuar ta thoni këtë sikur është ndonjë turp i madh. Nuk ka asgjë të keqe. Në gjithë Big Brother nëpër botë bëjnë dashuri njerëzit, kënaqen. S’po bëni mëkat”, u tha Arbana.