Prej disa javësh në mediat rozë, po qarkullon një lajm lidhur me moderatoren Arbana Osmani, e cila u përfol se ka pasur disa konflikte me Lori Hoxhën. Madje, u tha se shkak është bërë Bora Zemani, pasi i ka zënë vendin Arbanës. Mirëpo, asgjë nuk është e vërtetë, pasi një lajm i bukur është dhënë pak minuta më parë.
Programi që theu çdo rekord shikueshmërie, “Big Brother Vip Albania” do të fillojë së shpejti dhe moderatore do të jetë sërish Arbana. Komentet kanë qenë shumë entuziaste dhe të gjithë kanë shkruar se mezi po presin. Nuk dihet se kush do të jenë banorët e rinj, por suksesi është i garantuar.