Arafat Shabani: Bëjmë përpjekje që mësimi të zhvillohet pa pengesa

I ftuar në emisionin Klan Debat është Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani, ku diskutohet në lidhje me problemet e arsimit të shkaktuar nga pandemia e KOVID-19.

Zëvendësministri Shabani, në pyetjen e gazetarit se si paraqitet gjendja e arsimit në situatën e krijuar me pandeminë e shkaktuar nga KOVID-19, ai është përgjigjur se pavarësisht se si do të jetë gjendja, mësimi duhet të vazhdojë, duke i pasur parasysh dhe duke i respektuar në përpikshmëri rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Komisionit për Sëmundje Infektive.
Gjithashtu, në lidhje me deklarimet e fundit që arsimtarët të zhvillojnë mësimin edhe nga shtëpia, ai ka thënë se mësimi është i decentralizuar dhe se për një gjë të tillë duhet të vendosin organet udhëheqëse lokale.