Arabia Saudite ndalon shkuarjen në haxh pë këtë vit! Frikë nga Koronavirusi!

Si masë për të mos lejuar përhapjen e coronavirusit nëpër mbretëri, Arabia Saudite ka ndaluar udhëtimet te vendi më i rëndësishëm i besimtarëve të islamit.

Masa merret pak muaj para pelegrinazhit të përvitshëm të Haxhit, dhe ndalon hyrjen e vizitorëve të huaj në qytetet e shenjta të Mekës dhe Qabesë, struktura në formë kubi në drejtim të të cilës luten më shumë se 1 miliardë myslimanë, 5 herë në ditë.

Coronavirusi COVID-10 është duke u përhapur nëpër botë, ndërkohë që është njoftuar dhe rasti i parë në Amerikën Latine.

Italia, e cila po shihet si burim përhapjeje nëpër Europë e më tej, vazhdon të ketë rritje të numrit të të prekurve, dhe në total ka arritur 450.

Komisioneri i Shëndetësisë paralajmëroi se Europa nuk duhet t’i jepet panikut.

Shteteve të prekura në BE iu shtua edhe Greqia dje, me një rast të identifikuar në Selanik.

Numri më i lartë i rasteve dhe i vdekjeve vazhdon të jetë në Kinë. Në pjesën tjetër të botës dje janë identifikuar 427 të prekur, ndësa në Kinë rreth 411.

Kjo ishte dita e parë që në Kinë identifikoheshin më pak se në pjesën tjetër të boës.

Virusi tani i ka prekur të gjitha kontinentet e rruzullit, përveç Antarktikës.