‘Apple’ ndalon shitjet në Rusi

Gjiganti i teknologjisë “Apple” ka ndaluar shitjen e produkteve të tij në Rusi, ka njoftuar kompania.

Kompania gjithashtu ka kufizuar sistemin e saj të pagesave, Apple Pay, dhe shërbime të tjera, duke përfshirë ndjekjen e trafikut të drejtpërdrejtë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Konsumatorët në Rusi që përpiqen të blejnë një iPhone, orë ose MacBook në faqen e internetit të kompanisë marrin një mesazh që thotë se dorëzimi i mallrave është i pamundur.