Aplikimi i Kosovës në BE – Ahmeti: “Do jemi mbështetje për Prishtinën dhe do ndajmë përvojën bashkë”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përgëzuar aplikimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Europian. “Përgëzoj autoritetet e Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe ju dëshiroj shumë suksese në këtë rrugëtim. Anëtarësimi i plotë i gjithë vendeve të Ballkanit Perendimor në familjen e madhe europiane është interes gjeopolitik jo vetëm i joni, por edhe i mbarë Europës. Shkupi do të jetë mbështetje për Prishtinën në këtë rrugëtim duke ndarë përvojën bashkë. Shfrytëzoj këtë rast, që të bëj thirrje ndaj të gjitha vendeve anëtare përfshirë dhe ato që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë atë dhe të mbështesin aplikimin e saj në” ka shkruar Ahmeti.