Aplikacioni, të cilin çdo përdorues Android duhet ta ketë, është shkarkuar 100 milionë herë

Me rritjen e su*lmeve të malware dhe vjedhjes së të dhënave, shumë po i drejtohen verifikimit me dy hapa (2FA) për t’u mbrojtur nga këto su*lme.
Një nga aplikacionet më të njohura të përdorura me 2FA është Google Authenticator, dhe aplikacioni sapo ka bërë përparime të mëdha.

Google Authenticator ka regjistruar 100 milionë shkarkime në Google Play Store dhe është një nga zgjedhjet kryesore kur bëhet fjalë për vërtetimin.
Programi është një gjenerues i kodit një herë (OTP), i cili mund të përdoret me çdo shërbim të pajtueshëm. Kjo duhet të parandalojë që dikush tjetër të ketë akses në informacionin e përdoruesit.

Përditësimi më i fundit për aplikacionin përfshin një modalitet të errët, si dhe funksionin e eksportimit të kredencialeve të ruajtura për të gjitha llogaritë që janë të siguruara 2FA, nga një telefon në tjetrin, duke përdorur kodin QR. /Telegrafi/