Apelon Policia: “Kujdes me kuletat dhe sendet e tjera me vlerë për tregtarët”

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara parandaluese të SPB Tetovë për këtë periudhë të vitit, zyrtarët policorë nga Departamenti i Parandalimit, sot (1 nëntor) vizituan tregun e madh të Gostivarit dhe realizuan takime të drejtpërdrejta me qytetarë shitësit dhe blerësit e të produkteve të ndryshme, kryesisht bujqësore. Në takime ata u shpjeguan dhe këshilluan që të kenë kujdes me kuletat dhe sendet e tjera me vlerë që mbajnë me vete, për t’u mbrojtur nga vjedhjet në xhepat e tyre.

Qytetarët u këshilluan gjithashtu të jenë të kujdesshëm në kontaktet me persona të panjohur të cilët u ofrojnë produkte me origjinë dhe cilësi të dyshimtë, si dhe shërbime të tjera të ndryshme, brenda dhe përreth marketeve. Takime të tilla do të mbahen edhe në tregje të tjera të zonës më të gjerë të Pollogut, për të përmirësuar sigurinë e përgjithshme dhe për të reduktuar krimet e pronësisë dhe mashtrimet./TS/