Salih Mustafa, në dhjetor të vitit të kaluar u dënua nga shkalla e parë me 26 vjet burgim për akuzën e mbajtjes dhe maltretimin e disa civilëve shqiptarë, një prej tyre i vrarë në kompleksin e ndërtesave të Zllashit.Ky vendim njëherit shënon edhe vendimin e parë për krime lufte të shqiptuar nga Gjykata Speciale e cila ka selinë në Hagë të Holandës.Megjithatë, të enjten, trupi gjykues i përbërë nga Mishele Pikar (kryesuese), me anëtaret Kai Ambos dhe Nina Jorgensen vendosën që çështja të kthehet në rigjykim.
Ish-komandant “Cali” akuzohet për ndalim arbitrar, torturë, trajtim çnjerëzor dhe vrasje e paligjshme.Ai ishte arrestuar në shtator të vitit 2020, duke qenë i pari i ftuar nga Gjykata Speciale.Zyra e Prokurorit të Specializuar ka mbrojtur dënimin prej 26 vjetësh, duke e vlerësuar si proporcional dhe të drejtë. Në anën tjetër, mbrojtja e tij, Julius Von Bone, në dosjen e publikuar ka shprehur kundërshtime, duke argumentuar se dënimi i Mustafës është shqyrtuar në mënyrë të padrejtë, duke u bazuar në rrethanat e gabuara.Salih Mustafa ka qenë komandant i njësisë guerile BIA, që operonte brenda Zonës Operative të Llapit të UÇK-së. Aktakuza e ngarkon atë me përgjegjësi penale për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së në kompleksin e ndalimit në Zllash, në regjionin Gollak të Kosovës.
Salih Mustafa, në dhjetor të vitit të kaluar u dënua nga shkalla e parë me 26 vjet burgim për akuzën e mbajtjes dhe maltretimin e disa civilëve shqiptarë, një prej tyre i vrarë në kompleksin e ndërtesave të Zllashit.Ky vendim njëherit shënon edhe vendimin e parë për krime lufte të shqiptuar nga Gjykata Speciale e cila ka selinë në Hagë të Holandës.Megjithatë, të enjten, trupi gjykues i përbërë nga Mishele Pikar (kryesuese), me anëtaret Kai Ambos dhe Nina Jorgensen vendosën që çështja të kthehet në rigjykim.Ish-komandant “Cali” akuzohet për ndalim arbitrar, torturë, trajtim çnjerëzor dhe vrasje e paligjshme.Ai ishte arrestuar në shtator të vitit 2020, duke qenë i pari i ftuar nga Gjykata Speciale.Zyra e Prokurorit të Specializuar ka mbrojtur dënimin prej 26 vjetësh, duke e vlerësuar si proporcional dhe të drejtë. Në anën tjetër, mbrojtja e tij, Julius Von Bone, në dosjen e publikuar ka shprehur kundërshtime, duke argumentuar se dënimi i Mustafës është shqyrtuar në mënyrë të padrejtë, duke u bazuar në rrethanat e gabuara.Salih Mustafa ka qenë komandant i njësisë guerile BIA, që operonte brenda Zonës Operative të Llapit të UÇK-së. Aktakuza e ngarkon atë me përgjegjësi penale për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së në kompleksin e ndalimit në Zllash, në regjionin Gollak të Kosovës.Sipas aktakuzës, afërsisht midis 1 prillit dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë e roja të UÇK-së patën të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash.Qëllimi i përbashkët përfshinte krimet e specifikuara si të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.Në lidhje me këto akuza Mustafa u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Ndërkaq, ky rast përfshin 8 viktima pjesëmarrëse.Gjykimi nisi më 15 shtator 2021 dhe u mbyll më 4 shkurt 2022. Pas paraqitjes së provave, çështja u dorëzua në korrik të vitit 2022. Aktgjykimi u shpall më 16 dhjetor 2022, ku Mustafën u shpall fajtor dhe dënuar me 26 vjet burg.
Vendimi për zhdëmtimin e viktimave u bë më 6 prill 2023, duke urdhëruar Mustafën të paguajë një shumë prej 207,000 eurosh si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj viktimave të krimeve për të cilat ai është shpallur fajtor.Rastet gjyqësore në Dhomat e Specializuara në HagëAktualisht, në Dhomat e Specializuara janë duke u zhvilluar disa raste gjyqësore, përfshirë edhe rasti ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.Në një proces ndaras, me akuza të ngjashme për krime lufte po përballet edhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala. Ai akuzohet për keqtrajtimin dhe vrasjen e njërit prej të ndaluarve në burgun e supozuar në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë, e cila ishte në përdorim nga UÇK-ja.
Në këtë gjykatë po zhvillohen edhe procese kundër administrimit të drejtësisë, për të cilat me vendim fajësie janë dënuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Gucati u lirua me kushte të përcaktuara kurse Haradinaj vijon të mbetet në vuajtje të dënimit pasi lirimi i parakohshëm nuk iu aprovua si shkak i ‘mos respektimit të rregullave’.Me akuza për frikësimin gjatë procedurave penale dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare po përballën edhe veteranët Ismet Bahtijari dhe Sabit Januzi të cilët në paraqitjen e tyre të parë më 9 tetor 2023, janë vetëdeklaruar të pafajshëm.Kurse, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, më 13 dhjetor të këtij viti e shfrytëzoi të drejtën për të mos u deklaruar lidhur me fajësinë në paraqitjen e parë në Gjykatën Speciale. Shala u arrestua në vazhdën e aksioneve të ZPS-së në kuadër të procesit hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë themeluar mbi bazën e një marrëveshje ndërkombëtare, e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, nëpërmjet një amendamenti kushtetues, dhe në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.
Këto institucione janë të përkohshme dhe i janë dhënë një mandat dhe juridiksion i caktuar për të hetuar dhe gjykuar për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime të tjera sipas legjislacionit të Kosovës.Veprat penale që janë në fokus kanë ndodhur midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000, duke përfshirë ato që janë kryer nga individë me shtetësi të Kosovës ose të Republikës Federale të Jugosllavisë, si dhe ato që janë kryer kundër personave me shtetësi të Kosovës ose të Republikës Federale të Jugosllavisë.Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës kanë selinë e tyre në Hagë, Holandë.