Për shkak të coronavirusit në vend, sipas konkludimeve të Qeverisë në mbledhjen e saj të fundit, ndalohet hyrja e shtetasve të huaj që vinë nga shtetet me rrezik të lartë.
Kjo listë publikohet nga Organizata Shëndetësore Botërore dhe poashtu është publikuar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ndalesa, sipas njoftimit, nuk vlen vetëm nëse japin vërtetim nga një organ kompetent se kanë qenë në karantinë.